Lidhje


Francë/ Tragjike, t.orturoi të bijën e mitur dhe e la të v.diste nga uria, d.ënohet me b.urgim të përjetshëm nëna e 13-vjeçares

Një gjykatë në Francë ka dënuar me burgim përjetë nënën që vrau vajzën e saj 13-vjeçare. Gruaja në fjalë Sandrin Pisare torturoi të bijën e saj dhe e la të vdiste nga uria.

 

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2020. 13-vjeçarja fatkeqe humbi jetën më 6 gusht 2020. Ajo pësoi arrest kardiak. Ditën që ndërroi jetë e mitura peshonte vetëm 28 kilogramë, pasi nëna e saj e kishte lënë të mbyllur në një dhomë për ditë të tëra pa ushqim.

Read more ...


Fidan: Turqia pret që SHBA të trajtojë çështjet dypalëshe që burojnë nga administrata e mëparshme

Kryediplomati turk Hakan Fidan u shpreh se vendi i tij pret që administrata e re amerikane të trajtojë çështjet problematike që burojnë nga veprimet e administratës së mëparshme dhe të realizojë plotësisht bashkëpunimin mes dy vendeve, raporton Anadolu.

 

"Ne presim që administrata e re të zgjidhë çështjet problematike, veçanërisht sanksionet si ato në kuadër të CAATSA-s, të cilat u bartën nga administrata e mëparshme, dhe të zhbllokojë potencialin e plotë të bashkëpunimit midis Türkiyes dhe SHBA-së", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me shefen e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila po qëndron në vizitë në Ankara.

Read more ...


SHBA, agjentët kufitar arrestojnë 308 emigrantë në ditën e parë të Trumpit në detyrë

Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE) kanë arrestuar 308 emigrantë të paligjshëm në ditën e parë të administratës së presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

 

Siç raporton ‘New York Post’, zyrtari policor i emigracionit, Tom Homan, njoftoi se midis të arrestuarve janë individë të akuzuar për krime të tilla si vrasje dhe përdhunimi i fëmijëve.

Read more ...


Itali, protesta për gjestin e Elon Musk - Studentët mesazh nga vendi ku u var “Duçja”

Miliarderi Elon Musk ka shkaktuar një zemërim ndërkombëtar për gjestin e kryer gjatë fjalimit të inagurimit të Trump, ku përshëndeti të pranishmit në sallë dhe falenderoi mbështetësit me një ngritje të dorës, e cila u interpretua nga ekspertët si një përshëndetje naziste. Ky incident ka ngritur shqetësime për lidhjet e Musk me partitë e ekstremit të djathtë dhe ka shkaktuar zemërim dhe protesta në Itali.

 

Studentët në Milano, pjesë e një grupimi të majtë me ideologji komuniste, të njohur si “Cambiare Rotta”, i kanë dalë kundër qëndrimeve të Musk, duke organizuar një tubim në Piazzale Loreto, vendin ku Benito Mussolini u var në vitin 1945.

Read more ...


'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.Trump tha se agjencia globale e shëndetit kishte shfrytëzuar pandeminë e COVID-19-ës si dhe kriza të tjera globale shëndetësore.  Po ashtu sipas Trump OBSH-ja kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur për shkak të "ndikimit politik të papërshtatshëm të vendeve anëtare".

 

Më tej ai shtoi se organizata ka kërkuar "fonde të padrejta e të mëdha" nga SHBA-të, që ishin në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera të mëdha, si Kina.

Read more ...

XS
SM
MD
LG