Lidhje


Rrëfimi tronditës i ish-oficerit të Policisë, zbulon ekskluzivisht “marrjen peng” brenda Komisariatit

Një ngjarje e rëndë është rrëfyer publikisht në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN nga Kastriot Çako, ish-oficer i lartë i Policisë së Shtetit, i cili pretendon se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe arbitrare në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë.

 

Sipas rrëfimit të tij përballë gazetarit Igli Çelmeta, më datë 10, rreth orës 10:33, Çako ka marrë një telefonatë nga policia, ku i është kërkuar të paraqitej për një “sqarim” lidhur me një çështje pronësie. Duke qenë se komisariati ndodhej pranë vendit ku po punonte, ai është paraqitur menjëherë, pa kundërshtim.

Read more ...


Ish-kryeministri grek: Përpjekja për grusht shteti në vitin 2016 në Turqi pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke

Përpjekja e dështuar për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi, e orkestruar nga organizata terroriste FETO, pengoi lulëzimin e marrëdhënieve greko-turke, argumentoi ish-kryeministri grek Alexis Tsipras në kujtimet e tij të sapobotuara, Ithaki.

 

Libri, një rrëfim i katër viteve të tij në detyrë nga viti 2015 deri në vitin 2019, përfshin një kapitull mbi çështjet e jashtme të Greqisë. Tsipras pohon se një axhendë pozitive dominoi marrëdhëniet me Turqinë para grushtit të shtetit.

Read more ...


Rritet inflacioni në Shqipëri, fajin e kanë qiratë!

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pranoi se rritja e inflacionit në tremujorin e tretë ka ardhur kryesisht për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta të qirave.

 

Sipas Sejkos, inflacioni bazë arriti në 2.9%, një rritje e ndikuar “thuajse tërësisht nga qiratë”. Ai shtoi se çmimet e banesave me qira janë bërë një faktor kryesor në rritjen e kostove të jetesës, ndërkohë që çmimet e ushqimeve kanë shënuar rënie dhe ato të shërbimeve vetëm një lëvizje të lehtë.

Read more ...


‘Kur shoh Zelenskyn jam njeriu më i lumtur në botë!’/ Rama bën deklaratën që po trondit rrjetet

Kryeministri i vendit ndodhet në Londër, ku në vijim të vizitave dhe agjendës së tij, këtë pasdite ishte i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”.

 

I pyetur lidhur me progresin dhe të ardhmen e vendit, Rama u shpreh optimist se Shqipëria është më pranë se kurrë Bashkimit Europian dhe se për shqiptarët, unioni është një hapësirë paqeje. Rama shtoi ndër të tjera, se gjithmonë kur takon Zelensky, vendi i tij i duket parajsë.

Read more ...


“Serbia e Rusia, kërcënim”/ Osmani: Kur BE nuk ndikon, ndjehet “Trekëndëshi i Ligësisë”! Vuçiç “kopje” e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha nga samiti i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë se Rusia përbën kërcënim për Evropën dhe Serbia për Ballkanin, duke përdorur të njëjtat metoda agresioni. Ajo theksoi se shpërblimi i Serbisë për lidhjet me Moskën nuk është rruga përpara dhe i kërkoi BE-së të kthejë thirrjet për llogaridhënie ndaj Beogradit në veprime konkrete.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Rusia dhe aleatja e saj, Serbia paraqesin kërcënim për Kosovën, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos “e shpërbëjë Beogradin”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG