Kush shpreh më tepër dhunë? Dallime esenciale ndërmjet Biblës dhe Kuranit!
Studiuesi Philip Jenkins argumenton se shkrimet e shenjta në Kuran janë më pak brutale se ato në Bibël. Në librin e tij të ri, "Jesus Wars", Jenkins thekson se dhuna në Kuran është kryesisht mbrojtëse, por në Bibël, shpesh është gjenocidiale. Teksa rrëmbyesit hipën në aeroplan më 11 shtator 2001, ata kishin shumë në mendje. Dhe nëse ata do të ndiqnin udhëzimet, një nga ato gjëra ishte Kurani.
Në përgatitje për sulmin vetëvrasës, supozohet se mentorët e tyre u kishin thënë që të meditonin rreth dy kapitujve të Kuranit, në të cilët Zoti u thotë muslimanëve të "hedhin tmerr në zemrat e jobesimtarëve". "Luftojini idhujtarët kudo që t'i gjeni, i robëroni dhe ngujoni ata dhe i zini në pritë kudo që tl jenë," (Kuran, 9:5). Ai vazhdon: "Pejgamber! Luftoji jobesimtarët dhe hipokritët!... Xhehenemi do të jetë banesa e tyre, sa vend i keq është ai."