Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink
Elon Musk thotë se “e gjithë vija e frontit” në Ukrainë do të binte, nëse do të zgjedhtë të çaktivizonte sistemin e tij të internetit Starlink.
Terminalet Starlink kanë luajtur një rol jetik në sigurimin e komunikimeve në luftën në Ukrainë, me shumicën e pozicioneve të fushëbetejës të pajisura me terminalin e tyre.
Vitin e kaluar, Ukraina tha se rreth 42,000 terminale ishin në funksionim në të gjithë ushtrinë, spitalet, bizneset dhe organizata, transmeton Telegrafi.