Protestë në Gjermani kundër planit të Trumpit për Gazën

Demonstrues propalestinezë në Berlin protestuan kundër planit kontrovers të presidentit amerikan Donald Trump për të “marrë nën kontroll Rripin e Gazës” dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë palestineze në vende të tjera .
Të mbledhur në Potsdamer Platz, protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe pankarta që shkruanin: “Jo dëbimit” dhe “Ndaloni agresionin kundër Bregut Perëndimor”, ndërsa brohoritnin slogane kundër Trumpit dhe Izraelit.