Lidhje


Sondazh në SHBA: Rriten pikëpamjet negative ndaj Izraelit dhe Netanyahut

Pikëpamjet negative ndaj Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu po rriten, sipas një sondazhi të ri të publikuar të martën, transmeton Anadolu. Sondazhi nga Qendra Kërkimore "Pew", i realizuar nga 23 deri më 29 mars midis 3.507 të rriturve amerikanë, zbuloi se 60 për qind tani kanë pikëpamje të pafavorshme për Izraelin, nga 53 për qind vitin e kaluar dhe gati 20 pikë përqindjeje më të larta se në vitin 2022. Ndërkohë, 59 për qind thanë se kanë pak ose aspak besim tek Netanyahu "për të bërë gjënë e duhur lidhur me çështjet botërore", duke shënuar një rritje prej shtatë pikësh nga viti i kaluar.

Read more ...


Netanyahu dhe Ben-Gvir festojnë teksa Knesseti izraelit miraton zyrtarisht dënimin me vdekje vetëm për palestinezët

Parlamenti i Izraelit miratoi të hënën një ligj të diskutueshëm që do ta bëjë normë dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar nga gjykatat ushtarake për sulme vrasëse, duke përmbushur një premtim të aleatëve të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ligji bënte të detyrueshëm “dënimin me vdekje për terroristët”, por në praktikë do të zbatohej vetëm për palestinezët e dënuar për sulme anti-Izrael. Projektligji u miratua me 62 vota pro dhe 48 kundër.

Read more ...


Samit urgjent Turqi-Egjipt-Saudi në Pakistan, Irani kërcënon me përgjigje ndaj trupave amerikane

 

Ministrat e Jashtëm të Pakistanit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Egjiptit u mblodhën në Islamabad për të diskutuar mënyrat për të ndalur luftën njëmujore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, e cila ka vrarë mijëra njerëz dhe ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të parë ndonjëherë në furnizimet globale të energjisë.

Read more ...


Gjykata Kushtetuese rrëzon Vjosa Osmanin - Nga sot Kuvendi ka 34 ditë kohë të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës

 

Një vendim historik i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka tronditur skenën politike në vend, duke rrëzuar dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe duke vendosur një afat të qartë kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Aktgjykimi, i publikuar më 25 mars 2026 për rastet KO72/26 dhe KO74/26, i dha fund përplasjes institucionale dhe përcaktoi qartë rrugën që duhet ndjekur.

Read more ...


Në sofrën e Edi Ramës

 

Nga Klajd Bylyku

 

Një javë më parë Edi Rama promovoi librin e tij “Në sofrën e hënës,” që me sa kuptohet nga pasthënia dhe ceremonia e promovimit, përbëhet nga një grup fjalimesh të mbajtura nëpër iftarë të ndryshëm ndër vite. Dikujt që e njeh mirë hapësirën publike shqiptare dhe marrëdhënien herë të acaruar e herë të sforcuar të Shtetit tonë me Islamin, një ngjarje e tillë nuk mund të mos t’i bëjë përshtypje. Duhet pranuar që në krye të herës që myslimanët shqiptarë asnjëherë nuk kanë avancuar kaq shumë në El Doradon e pranueshmërisë së tyre nga ana e establishmentit politik.

Read more ...

XS
SM
MD
LG