Siri, grupet kundër regjimit marrin kontrollin në qendrën e qytetit Hama

Grupet e armatosura kundër regjimit të Bashar al-Asadit kanë marrë kontrollin e qendrës së qytetit Hama të Sirisë, raporton Anadolu. Grupet kundër regjimit fillimisht morën kontrollin e lagjeve Al-Mazarib, Sanayi dhe Al-Arbain të qytetit Hama dhe më vonë hynë në pjesët e brendshme të qytetit, duke fituar kontrollin.
Ndërkohë, ushtria e regjimit sirian tha në një deklaratë se trupat e tyre janë tërhequr dhe janë ristacionuar jashtë qytetit pasi grupet kundër regjimit hynë në qytet.