Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA nuk e ka me nxitim për të zgjatur marrëveshjen tregtare me Kinën
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent ka deklaruar të marten se administrata Trump nuk është me nxitim për të zgjatur një marrëveshje tregtar të tarifave dhe mineraleve kritike me Kinën që përfundon në nëntor, pasi sipas tij ka kohë për ta rinovuar atë në takimet më vonë këtë vit.
Në një intervistë për Reuters, në kuadër të një takimi financiar të G7-ës, Bessent tha se beson që Kina do të pranojë rivendosjen e tarifave të mëparshme të SHBA-së përmes detyrimeve të reja të Seksionit 301, për sa kohë që ato nuk rriten.
Ai tha se Kina në muajt e fundit kishte arritur një marrëveshje për tarifa më të ulëta si rezultat i vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së për të rrëzuar detyrimet globale të emergjencës të Presidentit Donald Trump.
“Mendoj se nuk jemi me nxitim për ta zgjatur atë,” tha Bessent.
Ai shtoi se Kina ka qenë e kënaqshme, por jo e shkëlqyer për sa i përket përmbushjes nga ana e saj për mineralet kritike.
Presidenti kinez Xi Jinping pritet të udhëtojë për në Uashington për t’u takuar me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në shtator. Përpara këtij samiti, Bessent tha se do të takohet me homologun e tij, He Lifeng, për të diskutuar më shumë detaje mbi çështjet tregtare.