Lidhje


Kuzë tronditëse: A u planifikua rrëmbimi i avionit nga I.zraeli për t’i faturuar iranit një sulm dhe për të futur SHBA-në në luftë?

Një raport i publikuar nga televizioni shtetëror iranian Press TV ngre akuza të rënda ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se ai kishte planifikuar një operacion të tipit “false flag” me një avion civil të Emirateve të Bashkuara Arabe, me synimin që përgjegjësia t’i faturohej Iranit dhe Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin në një konflikt të ri ushtarak me Teheranin.

 

Pretendimi është përcjellë edhe nga Anadolu Agency dhe ANews.

Read more ...


Kur nënshtrimi predikohet si Sunet: med-khalizmi dhe çarmatosja morale e myslimanit

Debati i krijuar nga deklaratat e predikuesit kuvajtian Salim et-Tawili për Gazën nuk duhet kufizuar te pyetja nëse një video është shkurtuar ose nëse një fjali është nxjerrë nga konteksti. Verifikimi i materialit është detyrim dhe çdo pasaktësi duhet korrigjuar, por rasti në fjalë nxjerr në pah një problem më të gjerë: një metodologji fetare që e drejton ashpërsinë kryesisht ndaj myslimanit të shtypur, ndërsa përballë pushtetit politik, aparatit shtetëror dhe agresorit prodhon një gjuhë të vazhdueshme përmbajtjeje, durimi dhe bindjeje. Prandaj çështja nuk është vetëm personi, por الفكرة والمنهج ,  ideja dhe metoda që ai përfaqëson.

Read more ...


Organizata e Alihan Kuriş, liderit të Sulejmanxhinjve, nën akuzat për lidhje me Iz.raelin dhe FETÖ-n

Pas operacionit të kryer në 123 adresa në 17 provinca, hetimi është thelluar, duke u përqendruar jo vetëm në strukturën financiare të organizatës, por edhe në lidhjet e saj ndërkombëtare, pastrimin ndërkombëtar të parave dhe lidhjet e mundshme të kaluara me organizata të tjera. Përmes hetimeve të MASAK (Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare) dhe analizave të transaksioneve bankare, transfertat ndërkombëtare të parave të individëve dhe kompanive të lidhura me organizatën po shqyrtohen në detaje.

Read more ...


Protestuesit nuk kursejnë deputeten e PS-së, i kujtojnë si i siguroi votat më 11 maj: Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit!

Një prej emrave të përmendur nga protestuesit gjatë tubimit të djeshëm ka qenë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila. “Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu i Elbasanit”, ka qenë një nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit të protestuesve, duke i kujtuar socialistes votat e konsiderueshme që mori në zgjedhjet e 11 majit nga të burgosurit.

 

Qytetarët nuk kanë kursyer as ironitë duke e quajtur “ushtare e sulltanit”, referuar kryeministrit Edi Rama.

Read more ...


Media italiane: Agjenti i lidhur me Igli Taren nën lupën e Prokurorisë, Report Rai 3 rikthen në vëmendje transferimin 17.5 milionë euro të Muriqit

Një hetim i Prokurorisë së Romës ndaj agjentit të njohur të futbollit Gabriele Giuffrida ka rikthyer në qendër të debatit një nga transferimet më të diskutuara në historinë e afërt të Lazios: blerjen e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi nga Fenerbahçe për 17.5 milionë euro.
Në një reportazh investigativ të transmetuar nga Report Rai 3, televizioni publik italian rindërton jo vetëm mënyrën se si u realizua operacioni, por edhe rrjetin e ndërmjetësve që përfituan komisione nga marrëveshja. Mes emrave të përmendur shfaqet edhe ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili në atë kohë ishte arkitekti i merkatos së klubit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG