Lidhje


Pasagjeri kapet me 1 milion paund cash në aeroportin e Heathrow

Një 48-vjeçar u ndalua nga oficerët e Forcës Kufitare në Aeroportin Heathrow të Mbretërisë së Bashkuar, teksa po udhëtonte drejt Bejrutit, pasi gjatë kontrollit, në valixhet e tij u gjetën 1 milion paund kesh.

 

Mazen Al Shaar u arrestua menjëherë dhe u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Uxbridge të hënën, ku iu refuzua lirimi me kusht. Ai do të dalë përsëri në gjykatë më 17 prill në Isleworth për një seancë paraprake.

 

Andy Noyes, komandant i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), tha: “Shumë nga kërcënimet e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar lidhen me dëshirën për para. Ky zbulim prej 1 milion paund është rezultat i punës së shkëlqyer të oficerëve të Forcës Kufitare.”

 

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme shtoi se kapja e kësaj shume parash tregon përkushtimin e Forcës Kufitare për të mbrojtur kufijtë dhe sigurinë publike.

Ndërkohë, raste të ngjashme janë regjistruar edhe në vende të tjera. Në shkurt, autoritetet në Aeroportin e Bejrutit arrestuan një pasagjer nga Turqia me 1.4 milionë dollarë kesh. Po ashtu, në 2023 një grup që kontrabandonte 100 milionë paund në Dubai u dënua në Mbretërinë e Bashkuar. /A2 Televizion


Hungaria ndalon me ligj ‘marshimin e krenarisë’ të komunitetit LGBTQ+

Parlamenti i Hungarisë miratoi të martën një ligj që ndalon 'marshimin e krenarisë' të komunitetit LGBTQ+.

Ligji, i propozuar nga partia në pushtet Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, u miratua me procedurë të përshpejtuar, vetëm një ditë pasi u paraqit në parlament. Sipas mbështetësve të tij, ndalimi bazohet në shqetësimet për ndikimin e mundshëm të marshimit te fëmijët.

 

Ky vendim u prit me protesta nga partia opozitare Momentum dhe aktivistë të komunitetit LGBTQ+.

 

Parlamenti hungarez miratoi gjithashtu një rezolutë kundër huamarrjes së përbashkët evropiane për mbrojtjen.

Orban ka deklaruar më herët se Hungaria do të marrë pjesë në politikat e përbashkëta të mbrojtjes së BE-së dhe do të kontribuojë me fonde, por nuk do të pranojë huamarrje të përbashkët.

 

Propozimi i Komisionit Evropian për të marrë hua deri në 150 miliardë euro për të financuar mbrojtjen kërkon miratimin e një shumice të cilësuar të vendeve anëtare dhe nuk mund të bllokohet vetëm nga Hungaria 


Yuri Kim pranon marrëveshjen: Ndalni hetimin dhe unë largohem nga Departamenti i Shtetit

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit,  ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare e parë për Euro-Azinë.

 

Urdhëri për shkarkimin e saj u siglua nga sekretari Rubio të premten e 14 Marsit të vitit 2025, ndërsa zonjës Kim ju dha e drejta që të hënën të mblidhte plaçkat në zyrë dhe të dorëzonte kredencialet.

Read more ...


Korruptonin eurodeputetët, arrestohen 5 persona në Belgjikë. Akuzohen për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe pastrim parash

Pesë persona janë akuzuar në një hetim korrupsioni të lidhur me kompaninë kineze Huawei, e cila dyshohet nga prokurorët belgë për korruptim të ligjvënësve të BE-së. 

 

 

Prokurori Publik Federal i Belgjikës tha të martën se katër persona janë akuzuar për korrupsion aktiv dhe organizim kriminal dhe një person është akuzuar për pastrim parash.

 

 

Ky i fundit është lënë i lirë me kushte, por për katër të tjerët është vendosur urdhër-arresti. Prokurori publik shtoi se kontrollet e reja janë bërë të hënën në zyrat e Parlamentit Evropian në Bruksel.


Traditat e Ramazanit të epokës osmane

Ramazani ishte një rast i veçantë në periudhën osmane, duke krijuar tradita dhe zakone unike që inkurajonin bamirësinë dhe veprat e mira. Ja një vështrim në traditat e epokës osmane, disa prej të cilave praktikohen edhe sot. 

 

MAHYA

Është një traditë e themeluar dhe unike osmane për t'i ndriçuar minaret e xhamive gjatë netëve të Ramazanit, duke shfaqur mesazhe vezulluese dhe dizajne të bukura.

 

TUPANXHITË

Të veshur me veshje tradicionale, tupanxhitë e Ramazanit përgatiten për ta rifilluar traditën e lashtë të zgjimit të banorëve për darkën e syfyrit para agimit, ndërsa recitojnë poezi të shkurtra për muajin e shenjtë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG