Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen me shqiptarë në New York, e quan “Little Albania”: Ankohen italianët
“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, të publikuar nga Bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.
Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e New York-ut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronx, ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet.