Lidhje


Pakistani vendos mijëra trupa dhe avionë luftarakë në Arabinë Saudite

 

Pakistani ka dislokuar rreth 8 mijë trupa ushtarake, avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Arabinë Saudite, në kuadër të një pakti të përbashkët mbrojtjeje mes dy vendeve, raportojnë burime të sigurisë dhe qeveritare për Reuters.

 

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një forcë me kapacitete luftarake, e destinuar për të mbështetur Arabinë Saudite në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në rajon.

 

Raportohet se Pakistani ka dërguar një skuadron me rreth 16 avionë luftarakë, kryesisht të tipit JF-17, të prodhuar bashkë me Kinën, si edhe dy skuadrone dronësh. Po ashtu, pjesë e dislokimit është edhe sistemi kinez i mbrojtjes ajrore HQ-9.

 

Burimet bëjnë me dije se pajisjet ushtarake operohen nga personel pakistanez, ndërsa financohen nga Arabia Saudite.

 

Sipas marrëveshjes konfidenciale të nënshkruar vitin e kaluar, të dy vendet angazhohen të mbrojnë njëri-tjetrin në rast sulmi. Një nga burimet qeveritare tha se marrëveshja parashikon mundësinë e vendosjes deri në 80 mijë trupave pakistaneze në Arabinë Saudite.

 

Dy zyrtarë të sigurisë thanë gjithashtu se marrëveshja përfshin edhe dislokimin e anijeve luftarake pakistaneze, megjithëse nuk është konfirmuar nëse ato kanë mbërritur tashmë në territorin saudit.

 

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Pakistani po luan edhe rolin e ndërmjetësit në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit, duke ndihmuar në negociatat për armëpushim dhe organizimin e bisedimeve mes palëve.

 

XS
SM
MD
LG