Lidhje


Kurti për varrimin e Mlladiçit: Serbia bën adhurim shtetëror të gjenocidit

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për “adhurim shtetëror të gjenocidit”, pas varrimit me nderime shtetërore të kriminelit të luftës Ratko Mladiç. Mladiq, i shpallur fajtor për gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem, u përcoll për në banesën e fundit me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe përfaqësuesve të institucioneve serbe.

Read more ...


Gazi lotsjellës i kushton Sveçlës: dënohet me 1 vit burg me kusht

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me një vit burgim me kusht për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës më 21 mars 2018. Gjykata e kishte shpallur fajtor më 2 shtator për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa masa e dënimit u shpall këtë të martë.

Read more ...


Kosova zyrtarizon hyrjen në forcën ndërkombëtare për Gazën

 

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen formale për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) në Gazë, duke hyrë në grupin e vogël të shteteve që janë zotuar të dërgojnë trupa në kuadër të misionit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja u firmos nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe komandanti amerikan i ISF-së, gjeneralmajor Jasper Jeffers.

Read more ...

XS
SM
MD
LG