Lidhje


Zelensky prezanton raketën “Long Neptune”: Mund të godasim deri në Moskë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ushtria e tij ka testuar me sukses raketën e saj të re të prodhimit vendas, “Long Neptune”, me një rreze veprimi prej 621 milje (1 000 kilometra). Kjo sipas tij do të thotë se raketa e re me rreze të gjatë është e aftë të godasë drejtpërdrejt Moskën.

 

“Long Neptune” është testuar dhe përdorur me sukses në luftime” – citohet të ketë thënë Zelensky. “Falë ekspertëve tanë ukrainas, prodhuesve dhe ushtrisë ne vazhdojmë të punojmë për të garantuar sigurinë e Ukrainës” – shtoi ai. Sipas mediave vendase, sulmi i së premtes në rafinerinë ruse të naftës “Tuapse” mund të jetë kryer nga kjo raketë e cila është një version i përmirësuar i asaj që fundosi kryqëzorin e Flotës Ruse të Detit të Zi “Moskva” në prill 2022.

 

Read more ...


“Vrasja e rinisë është vrasje e së ardhmes”, Protestë në Koçan pas tragjedisë me 59 viktima

Qindra qytetarë u mblodhën sot në parkun e qytetit të Koçanit për të protestuar pas ngjarjes tragjike që ka tronditur thellë komunitetin.

 

Me pankarta ku shkruhej “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, protestuesit shprehën indinjatën e tyre dhe kërkuan dorëheqjen kolektive të të gjithë zyrtarëve përgjegjës. Protesta pasqyroi zemërimin e qytetarëve, të cilët e konsiderojnë këtë tragjedi si rezultat të dështimeve institucionale dhe mungesës së përgjegjësisë.

Read more ...


Maqedonia e Veriut mban zi për tragjedinë në Koçan ku vdiqën 59 të rinj

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate. Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale – kryesisht në klinikat e Shkupit.

Qeveria ka shpallur shtatë ditë zie.

 

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka thënë se objekti ku ka ndodhur tragjedia kishte licencë të falsifikuar, e cila ishte lëshuar në mars të vitit të kaluar.

Ai ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

 

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

 

Ministria e Brendshme, në koordinim me Zyrën e Prokurorit Publik ka thënë se janë 20 të dyshuar, 15 prej të cilëve janë në mbajtje policore.

Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor, i cili ishte pjesë e operacionit për të kryer kontrolle në klube nate dhe biznese hotelerie në disa lokacione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut.


DASH: Rubio e informoi Lavrovin për operacionin ushtarak amerikan në Jemen

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, informoi ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë një bisede telefonike për operacionin ushtarak amerikan kundër Houthis nga lëvizja rebele jemenase Ansar Allah, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

“Sekretari informoi Rusinë për operacionet e parandalimit ushtarak të SHBA-së kundër Houthi-ve të mbështetur nga Irani dhe theksoi se sulmet e vazhdueshme Houthi ndaj anijeve ushtarake dhe tregtare amerikane në Detin e Kuq nuk do të tolerohen”, thuhet në deklaratë.

Rubio dhe Lavrov diskutuan gjithashtu hapat e mëtejshëm për rivendosjen e lidhjeve ruso-amerikane gjatë një bisede telefonike, shtoi Departamenti i Shtetit i SHBA.

“Sekretari Rubio dhe Ministri i Jashtëm Lavrov diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm për të ndjekur takimet e fundit në Arabinë Saudite dhe ranë dakord të vazhdojnë punën drejt rivendosjes së komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, thuhet në deklaratë.


Tragjike/ Vritet influencerja e njohur gjatë transmetimit në Youtube, autori e maskaron me thikë! Ndjekësit: Dëgjuam të bërtitura

Një krim i rëndë ndodhi në Japoni kur një person goditi për vdekje një YouTuber teksa ajo po transmetonte drejtpërdrejt në një rrugë në qendër të Tokios.

Policia Metropolitane e Tokios tha se arrestoi Kenji Takano, 42 vjeç, si autori i dyshuar. Ai u dërgua në prokurori dhe pritet që ndaj tij te ngrihen akuza.

Viktima, 22-vjeçarja Airi Sato, kishte marrë plagë të shumta me thikë dhe nuk arriti të mbijetojë.

 

Ndjekësit që po shikonin transmetimin e drejtpërdrejtë të tmerrit thanë se e dëgjuan të  bërtitur për ndihmë dhe më pas pamje u ndërpre.

I dyshuari i tha policisë se e kishte takuar Saton në internet dhe e kishte parë atë disa herë personalisht dhe se ata kishin një mosmarrëveshje financiare , raporton Associated Press.

Read more ...

XS
SM
MD
LG