"Dielli lind përsëri": E mb"ijetuara nga k"anceri realizon ëndrrën për t'u bërë avokate

23-vjeçarja Aleyna Diz, e cila i mbijetoi kancerit që kishte si e mitur në Adana, përfundoi studimet universitare dhe realizoi ëndrrën e saj për t'u bërë juriste, raporton Anadolu. Diz, e cila shkoi në spital 8 vite më parë për shkak të dyshimit për grip, u zbulua se kishte një “tumor të qelizave embrionale” në vezore.
Pas dy operacioneve kur ishte e mitur, Diz iu nënshtrua kimioterapisë për një vit e gjysmë. Vajza e re, e cila iu nënshtrua provimit në Institucionet e Arsimit të Lartë për të arritur ëndrrën e saj për t'u bërë juriste pasi mundi kancerin, u pranua në Fakultetin Juridik të Universitetit Necmettin Erbakan në vitin 2018.