Lidhje


Zhvillimet nga k.onflikti në Siri/Grupet e a.rmatosura marrin nën kontroll pjesën më të madhe të qendrës së qytetit A.lepo

Grupet e armatosura siriane që kundërshtojnë regjimin sirian të Bashar al-Assadit kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të qendrës së qytetit Alepo, transmeton Anadolu. Grupet që dje hyrën në qendër të qytetit Alepo, morën kontrollin e shumë lagjeve në zonë. Duke arritur në sheshin Sadallah al-Jabiri, një lokacion qendror në qytet, grupet përparuan më tej duke marrë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të Alepos.

 

Për një periudhë të shkurtër, forcat opozitare gjithashtu morën në kontroll zyrën e guvernatorit, selinë e policisë dhe kalanë e Alepos, e cila është një pikë referimi simbolike e qytetit. Pas marrjes nën kontroll të aeroportit ushtarak Abu al-Duhur, grupet e armatosura konfiskuan municione dhe automjete ushtarake të lëna pas nga forcat e regjimit.

Read more ...


Gjermania synon të blejë katër nëndetëse të avancuara teksa rriten t.ensionet me Rusinë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, synon blerjen e katër nëndetëseve të avancuara, pavarësisht kufizimeve aktuale buxhetore, transmeton Anadolu.Propozimi, i dorëzuar së fundi në komisionin e buxhetit të parlamentit për miratim, përfaqëson një zgjerim të konsiderueshëm të aftësive detare të Gjermanisë, njoftoi revista e lajmeve Der Spiegel.

 

Ministria e Mbrojtjes raportohet se së fundmi u ka thënë anëtarëve të komitetit se blerja e nëndetëseve të reja të klasit 212CD ishte thelbësore për përmbushjen e kërkesave të NATO-s për mbrojtjen e krahut verior të aleancës.

Read more ...


Ministria e Jashtme e Turqisë: Po monitorojmë përshkallëzimin e sulmeve nga grupet t.erroriste në Siri

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Oncu Keceli tha: “Ne po monitorojmë nga afër intensifikimin e sulmeve nga grupet terroriste në Tal Rifaat dhe Menbixh, duke synuar civilët dhe Turqinë, ndërsa ata përpiqen të shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë aktuale. Dështimi për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë me palët e interesuara në lidhje me eliminimin e pranisë terroriste në këto rajone ka ngritur shqetësimet tona.

 

Keceli e bëri këtë deklaratë përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale X teksa komentoi zhvillimet e fundit në Idlib dhe zonat përreth. “Ruajtja e qetësisë në Idlib dhe rajonin ngjitur, i cili është në pikën zero të kufirit tonë, është një prioritet për Turqinë”, tha zëdhënësi i ministrisë Keceli.

Read more ...


Shefi i inteligjencës gjermane: Rusia po përgatitet për l.uftë me Perëndimin

Shefi i inteligjencës gjermane, Bruno Kahl ka pohuar se Rusia po përgatitet në mënyrë aktive për një konflikt ushtarak me NATO-n brenda pesë viteve të ardhshme, transmeton Anadolu.

 

"Rusia po përgatitet për luftë me Perëndimin", tha Kahl, kreu i agjencisë së inteligjencës së jashtme BND, në një mbledhje të mërkurën vonë në Këshillin Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP).

Read more ...


Raportuesja e OKB-së: Pretendimi i Francës për imunitet të N.etanyahut nga GJNP-ja nuk ka vlefshmëri ligjore

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për imunitet në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke argumentuar se një imunitet i tillë nuk ka vlefshmëri juridike, raporton Anadolu.

 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot dje tha se disa liderë mund të kenë imunitet sipas Statutit të Romës, traktatit që krijoi GJND-në. Barrot theksoi se Statuti i Romës "trajton çështjet e imunitetit për disa liderë", duke shtuar se çështje të tilla në fund i përkasin autoriteteve gjyqësore.

Read more ...

XS
SM
MD
LG