Lidhje


Si u zbulua aplikacioni i krimit 'Skyecc'/ Hetuesit belg u infiltruan, prokuroria e Lile 3 vjet përgjime

Të paktën 3 vite përgjime të  kryera në aplikacionin 'Skyecc' ka në dorë prokuroria e Lile në Francë dhe ajo e Hollandës që tashmë SPAK po i administron mesazhet që kanë të bëjnë vetëm me shtetas shqiptar.

 

Në dokumetat zyrtare të porkurorisë së posacme evidentohet mënyra së si platforma famëkeqe ra në dorë të drejtesisë ku zbulimi u bë nga infiltrimi i hetuesve belg brenda serverit qëndror.

Read more ...


Sulm me armë pas namazit të xhumasë në një xhami në Suedi

Policia suedeze njoftoi se dy persona u plagosën në një sulm me armë zjarri pas namazit të xhumasë në një xhami në qytetin Örebro, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të internetit të Policisë së Örebro-s, thuhet se një denoncim për të shtëna me armë pranë xhamisë në Örebro u mor në orën 13:45 sipas kohës lokale.

 

Në deklaratë bëhet e ditur se ekipet e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe se si pasojë e sulmit janë plagosur dy persona.

Read more ...


"Ushtria i.zraelite planifikon të thërrasë 100 mijë ushtarë për p.ushtimin e Gazës"

Ushtria izraelite planifikon të thërrasë prej 80 mijë deri në 100 mijë ushtarë rezervë për pushtimin e qytetit të Gazës, transmeton Anadolu. Në lajmin e gazetës "Yedioht Ahronot" thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir miratoi "kornizën kryesore" të planit të sulmit për pushtimin e qytetit të Gazës, përfshirë lagjen Zeitoun, ku Izraeli ka nisur sulme që nga e marta.

 

"Pas miratimit të kornizës kryesore të planit, 80 mijë deri në 100 mijë trupave rezervë do t'u dërgohen njoftimet për pushtimin në kuadër të kornizës paraprake të përcaktuar nga Zamir", theksohet më tej.

Read more ...


Kancelari gjerman: Interesat evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen në samitin në Alaskë

Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi të mërkurën se interesat evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen në samitin e ardhshëm mes presidentit të SHBA-së dhe Rusisë në Alaskë.

 

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin, pas një videokonference me presidentin amerikan Donald Trump, Merz tha se vendime të rëndësishme mund të merren në samitin e së premtes në Alaskë.

Read more ...


Hamas i gatshëm të kthehet “shpejt” në bisedimet për armëpushim në Gaza

Grupi palestinez Hamas është i gatshëm të kthehet “shpejt” në bisedimet për armëpushim për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza, tha të mërkurën një burim egjiptian.

 

Kanali shtetëror Al-Qahera News, duke cituar burimin, raportoi se një delegacion i Hamasit zhvilloi bisedime në Kajro me shefin e inteligjencës egjiptiane, Hassan Rashad, për të diskutuar mënyrat e avancimit të përpjekjeve për uljen e tensioneve në Gaza.

Read more ...

XS
SM
MD
LG