Lidhje


I'zrael, gjashtë ushtarë kryen v'etëvrasje, mijëra të tjerë ankohen për shëndetin mendor

Të paktën gjashtë ushtarë izraelitë kanë bërë vetëvrasje në muajt e fundit, zbuloi e përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth, duke përmendur shqetësimin e rëndë psikologjik të shkaktuar nga luftërat e zgjatura në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor si shkakun kryesor, transmeton Anadolu.Hetimi sugjeron se numri aktual i vetëvrasjeve mund të jetë më i lartë, pasi ushtria izraelite nuk ka nxjerrë ende shifra zyrtare, pavarësisht një premtimi për t'i zbuluar ato deri në fund të vitit.

 

Raporti thekson një krizë më të gjerë të shëndetit mendor brenda ushtrisë izraelite. Mijëra ushtarë kanë kërkuar ndihmë nga klinikat ushtarake të shëndetit mendor ose psikologët në terren, ku afërsisht një e treta e të tyre shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD).

Read more ...


Shtëpi me vetëm 1 euro, plani i qytezëz në Itali për të ripopulluar vendin

Ndjeheni tension politik? Pse të mos lëvizni në Itali: Një fshat i bukur në ishullin e Sardenjës po shet shtëpi për vetëm 1 euro, aktualisht me një ofertë ndaj amerikanëve që duan të largohen nga SHBA. Por në faqen zyrtare, administrata lokale nuk përcakton se duhet të jesh domosdoshmërisht amerikan për të emigruar atje, raporton noa.al. Pas një cikli polarizues zgjedhor presidencial, shumë amerikanë po fantazojnë se si të largohen nga SHBA dhe të arratisen në një vend tjetër. Ollolai, një fshat i bukur malor në ishullin e Sardenjës, po shfrytëzon atë epsh endacak me një ofertë të parezistueshme: Tani mund të blini një shtëpi këtu për vetëm 1 euro.

Read more ...


SHBA-ja do të lejojë Ukrainën të përdorë m"ina amerikane anti-njeri të prodhuar për të ngadalësuar përparimet ruse

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka njoftuar se Ukrainës do t’i lejohet të përdorë mina anti-personel për ta ndihmuar atë të ngadalësojë përparimet e Rusisë në fushën e betejës, transmeton Anadolu. Gjatë takimit të 18-të të Ministrave të Mbrojtjes të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Vientiane në Laos, Austin u tha gazetarëve se ndryshimi i politikës së Washingtonit për minat anti-personel për Ukrainën ishte në përgjigje të taktikave në zhvillim të Rusisë.

 

Austin theksoi se administrata e presidentit Joe Biden do t'i mundësojë Ukrainës të vendosë minat si një masë për t'iu kundërvënë forcave tokësore të Rusisë, të cilat ai i përshkroi si udhëheqëse të sulmeve në fushën e betejës.

Read more ...


Vuçiç: Putin nuk do të hezitojë të përdorë a"rmë b"ërthamore

Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, homologu i tij rus Vladimir Putin nuk do të hezitonte të përdorë armë bërthamore nëse rrezikohet siguria dhe ushtria e vendit të tij dhe nëse ai nuk ka alternativë tjetër, raporton Anadolu. Sipas raporteve në media, që dje cituan zyrtarë amerikanë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, autorizoi Ukrainën të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur më thellë Rusinë.

 

Sipas presidentit Vuçiq, i cili mbrëmë foli për publikun, bota është një hap larg një katastrofe dhe se hapi tjetër mund të çojë në një konflikt bërthamor.“Kur keni 10 hapa për të përfunduar fatkeqësinë, ne kemi kaluar të nëntën.

Read more ...


Trump emëron mjekun Mehmet Öz si drejtor të shërbimeve shëndetësore federale Medicare dhe Medicaid

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ka emëruar mjekun Mehmet Öz si drejtor të shërbimeve shëndetësore federale Medicare dhe Medicaid, transmeton Anadolu. Trump njoftoi në deklaratën në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale Truth Social se ka emëruar dr. Mehmet Öz për drejtor të Qendrës për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).

 

Trump tha se SHBA-ja po përballet me një krizë të rëndë shëndetësore dhe se nuk ka mjek më të kualifikuar se Öz për t'u marrë me këto probleme.

Read more ...

XS
SM
MD
LG