Lidhje


Netanyahu uron Trumpin: Kthimi më i madh në histori

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka uruar Donald Trumpin për shpalljen e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton Anadolu. Kryeministri Netanyahu në postimin e tij në llogarinë e rrjetit sociale X tha Trump shënoi "fitore të madhe".

 

"Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë premton një fillim të ri për Amerikën dhe një besim të fortë të ripërtërirë në aleancën e madhe midis Izraelit dhe Amerikës", tha Netanyahu. Netanyahu, një nga liderët e parë që uroi Trumpin, tha se Trump, i cili shpalli fitoren e tij, bëri "kthimin më të madh në histori" në zgjedhjet presidenciale.

Read more ...


I"zrael, pretendohet se 7 mijë hebrenj ultra-ortodoksë do të thirren në ushtri

Pretendohet se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka dhënë udhëzime për rekrutimin e 7 mijë hebrenjve ultra-ortodoksë (Haredi), transmeton Anadolu. Sipas gazetës "Israel Hayom", Gallant u takua me shefin e Shtabit Herzi Halevi, zëvendësshefin e Shtabit, Amir Baram dhe shefin e Drejtorisë së personelit të ushtrisë, Yaniv Asor për të diskutuar mbi çështjen e rekrutimit të ushtarëve Haredi.

 

Gjatë takimit u bë një prezantim i shkurtër në lidhje me informacionin për grupin e parë të rekrutëve Haredi. Në fund të mbledhjes, Gallant miratoi rekomandimin e ushtrisë për rekrutimin e 7 mijë Haredive në ditët në vijim.

Read more ...


Holandë, përkujtohen gazetarët dhe fëmijët palestinezë të v"rarë nga sulmet i"zraelite

Në qytetin Hilversum të Holandës u mbajt aktivitet përkujtimor për gazetarët dhe fëmijët palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.

 

Në aktivitetin e organizuar nga “Fondacioni Mbill një Pemë Ulliri” në Holandë, përballë Sheshit Mediapark në Hilversum dhe ndërtesës së transmetuesit publik NPO, u përkujtuan gazetarët dhe mijëra fëmijë që kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

Read more ...


Ish-lideri i H'amasit, Sinwar nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit ku humbi jetën

Ish-kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar i cili humbi jetën në sulmin e Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës muajin e kaluar, nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë, transmeton Anadolu.G azeta "Sharq al-Awsat" me bazë në Londër, në lajmin e saj të bazuar në burime të paidentifikuara, ka paraqitur detaje rreth situatës së Sinwarit në Gaza pas 7 tetorit 2023.

 

Thuhet se Sinwar e dërgoi familjen e tij në një zonë që ai mendonte se ishte më e sigurt për shkak të sulmeve izraelite dhe komunikonte me ta me letër. Gjithashtu thuhet se lideri i Hamasit mund të komunikonte me familjen e tij vetëm një herë në 1 ose 1.5 muaj.

Read more ...


SHBA jo edhe aq demokratike sa e besojmë?

6 Janari 2021

 

Edhe më 6 Janar 2021, sytë e botës ishin drejtuar nga SHBA. Ishte dita, kur një turmë ekstremistësh të krahut të djathtë, të inkurajuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, sulmuan Kapitolin e SHBA në një përpjekje për të ndërprerë transferimin demokratik të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020. Edhe në një sondazh të vitit 2023 nga agjencia e lajmeve Associated Press në bashkëpunim me Universitetin e Çikagos, vetëm 10% e pjesëmarrësve thanë se demokracia në SHBA po funksiononte jashtëzakonisht ose shumë mirë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG