Lidhje


“K**rva bën si Ismail Qemali” inati i Suel Çelës me Ramën se takoi Ardjan Çapjan

Më 6 shkurt 2020, Prokuroria e Posaçme nisi një hetim ndaj gazetarit Artan Hoxha dhe Elton Qynos, për dyshime se ata kishin lidhje me grupe kriminale, veçanërisht me grupin e Suel Çelës. Hetimi zbardhi se mes Hoxhës dhe Marjus Lulajt kishte pasur biseda, ku Lulaj përpiqej të manipulonte informacionin dhe të ndikonte në mënyrën si trajtoheshin disa çështje politike.
 
 
Në komunikimet mes tyre, Lulaj i dërgon Hoxhës një fotografi nga "Univers_Resort", ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Ardjan Çopja, dhe kërkon që ky imazh të përdorej gjatë transmetimit. Po ashtu, ai i sugjeron Hoxhës të përdorë një telefon të sigurt dhe të flasë për një të penduar që do të dëshmonte kundër individëve të përfshirë në aktivitete kriminale. Lulaj e nxit gazetarin që të përdorë këto informacione për të sulmuar figurat politike dhe për të krijuar një imazh të dëmshëm për ta.

Read more ...


Kryeministri australian e pranon me krenari: Kam lidhje me Shqipërinë

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka pranuar me krenari rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta e Pulias, përpara ambasadorit shqiptar në Canberra dhe komunitetit shqiptaro-australian.

 

Qyteti i Barletës shtrihet në jug të Italisë, në rajonin e Pulias. Një komunitet i madh arbëreshësh jeton aty, ku besohet se jetojnë rreth 100 mijë arbër dhe nga ky komunitet është edhe babai i kryeministrit australian.

Read more ...


Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për "skenar të kohës së l.uftës"

Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u bëri thirrje bizneseve që të përgatiten për një "skenar të kohës së luftës" duke afruar linjat e tyre të prodhimit në vend që të mbështeten te Kina dhe Rusia, të cilat mund të mbyllin qasjen pas fillimit të një lufte, transmeton Anadolu.

 

"Bizneset duhet të përgatiten për një skenar të kohës së luftës dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat. Pasi teksa mund të jetë ushtria që fiton betejat, janë ekonomitë ato që fitojnë luftërat", tha admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjatë një fjalimi në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane në Bruksel.

Read more ...


Ku është Kledioni? I përfshirë në sh.errin mes të m.iturve por ‘i mbrojtur’ nga policia?

Pak ditë më parë, babai i 14-vjeçarit Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë ku u vra bashkëmoshatari i tij Martin Cani, dha një deklaratë për mediat.

 

Duke shpjeguar gjendjen shëndetësore të djalit të tij, ai tha se në sherrin mes të miturve kanë qenë dy autorë. Ai tha se Luisi dhe Martini janë goditur nga dy persona, njëri Mario Prelleshaj, autori i arrestuar dhe tjetri Kledion Begaj, shok i Marios.

Read more ...


Prokurori i posaçëm Jack Smith heq dorë nga akuza ndaj Donald Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020! Kërkon pushimin e çështjes

Në dokumentet e reja të paraqitura sot (25 nëntor), Smith i tha gjyqtarit se çështja duhet të mbyllet për shkak të politikës së Departamentit të Drejtësisë që ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Kërkesa për të pushuar çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve të Trumpit shënon fundin e një sage të gjatë ligjore pasi Smith iu desh të rikthejë akuzat kundër presidentit bazuar në një vendim të Gjykatës së Lartë që zbuloi se Trump kishte imunitet të pjesshëm ndaj ndjekjes penale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG