Lidhje


Kuzë tronditëse: A u planifikua rrëmbimi i avionit nga I.zraeli për t’i faturuar iranit një sulm dhe për të futur SHBA-në në luftë?

Një raport i publikuar nga televizioni shtetëror iranian Press TV ngre akuza të rënda ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se ai kishte planifikuar një operacion të tipit “false flag” me një avion civil të Emirateve të Bashkuara Arabe, me synimin që përgjegjësia t’i faturohej Iranit dhe Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin në një konflikt të ri ushtarak me Teheranin.

 

Pretendimi është përcjellë edhe nga Anadolu Agency dhe ANews.

 

Sipas Press TV, informacioni vjen nga një “burim rajonal i mirëinformuar”, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Burimi pretendon se plani lidhej me incidentin e rëndë të fluturimit Flydubai FZ1073, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit dhe që më 30 shtator u detyrua të bënte ulje emergjente në qytetin Tabuk të Arabisë Saudite.

 

Sipas të njëjtit burim, Netanyahu kishte zhvilluar një vizitë të fshehtë në Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm disa ditë përpara incidentit, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës.

 

Gjatë këtyre kontakteve, pretendohet se ishte diskutuar organizimi i një operacioni që më pas mund t’i atribuohej Iranit, duke krijuar kushtet politike dhe ushtarake për përfshirjen e Uashingtonit në një konflikt të ri.

 

Objektivi: përfshirja e Trump në një luftë të re me Iranin?

 

Sipas burimit të cituar nga Press TV, objektivi përfundimtar do të ishte bindja e presidentit amerikan Donald Trump për t'u përfshirë ushtarakisht kundër Iranit.

 

Raporti e lidh gjithashtu skenarin e pretenduar me situatën e brendshme politike të Netanyahut dhe shqetësimin e tij për të ardhmen e koalicionit qeverisës përpara zgjedhjeve parlamentare.

 

Megjithatë, Press TV nuk ka publikuar prova materiale që vërtetojnë këtë pretendim dhe burimi mbetet anonim. Deri në publikimin e raportit nuk kishte gjithashtu ndonjë reagim zyrtar nga Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe apo Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë akuzë.

 

Çfarë dihet me siguri për avionin Flydubai?

 

Ajo që është konfirmuar është se fluturimi FZ1073, me 174 pasagjerë, u përfshi në një incident dramatik në kabinën e pilotëve gjatë rrugës Dubai–Tel Aviv.

 

Flydubai konfirmoi se në kabinë ndodhi një përleshje dhe se personeli i kompanisë që ndodhej në avion arriti të siguronte kontrollin e tij përpara devijimit drejt Arabisë Saudite.

 

Avioni humbi me shpejtësi mijëra metra lartësi dhe transmetoi kode emergjence, përfshirë kodin 7500, i cili në aviacion përdoret për ndërhyrje të paligjshme ose situata të mundshme rrëmbimi.

 

Kapiteni dhe oficeri i parë mbetën të plagosur, ndërsa avioni u ul në mënyrë të sigurt në aeroportin Prince Sultan bin Abdulaziz në Tabuk.

 

Autoritetet saudite nisën menjëherë hetimet.

 

Më pas, autoritetet e Emirateve deklaruan se bashkëpiloti kishte sulmuar kapitenin me një sëpatë emergjence në kabinë dhe e cilësuan ngjarjen si një tentativë për akt terrorist. Hetimet për motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes vazhdojnë.

 

Dy versione, ndërsa hetimi vazhdon

 

Kjo e vendos çështjen përballë dy narrativave shumë të ndryshme.

 

Nga njëra anë, autoritetet e Emirateve po hetojnë sulmin e bashkëpilotit si një akt terrorist dhe një përpjekje për të marrë kontrollin e avionit.

 

Nga ana tjetër, Press TV pretendon, mbi bazën e një burimi anonim, se incidenti mund të ketë qenë pjesë e një operacioni shumë më të gjerë të projektuar për t’i ngarkuar përgjegjësinë Iranit dhe për të provokuar një ndërhyrje amerikane.

 

Deri tani nuk ka prova të publikuara që të vërtetojnë lidhjen e pretenduar mes Netanyahut dhe incidentit të Flydubai.

 

Për këtë arsye, pretendimi për një operacion “false flag” mbetet një akuzë e pakonfirmuar, ndërsa ajo që dihet me siguri është se fluturimi FZ1073 përjetoi një incident jashtëzakonisht serioz sigurie, i cili mund të kishte përfunduar në tragjedi.

XS
SM
MD
LG