Palestinezja 63-vjeçare, paciente me k.ancer, kujdeset për familjen 12-anëtarëshe

Pacientja palestineze 63-vjeçare me kancer, Mine Zaanin, është e detyruar të kujdeset për familjen 12-anëtarëshe në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu.
63-vjeçarja Zaanin, e cila erdhi nga qyteza Beit Hanoun dhe u strehua në një shkollë në qytetin e Gazës, kujdeset për familjen e saj në kushte të vështira, duke qenë edhe vetë paciente me kancer.