Putin: Europa do të rreshtohet shpejt në këmbët e Trump

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi ky zhvillim do të ndikojë në Evropë. Presidenti rus vlerësoi se republikani ka aftësinë “të rivendosë shpejt rendin” tek elitat evropiane, të cilat deri vonë “po zbatonin të gjitha urdhrat e Bidenit”. “Ju siguroj, Trump, me karakterin e tij, me këmbënguljen e tij, do të rivendosë rendin në Evropë shumë shpejt.” Dhe të gjithë, do ta shihni, do të qëndrojnë te këmbët e tij dhe do të tundin pak bishtin. “Gjithçka do të bjerë në vend”, tha Putin.