Lidhje


“Fëmija im më i vogël nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi për herë të parë urinë në territor.Reem Tawfiq Khader, 41 vjeç, nënë e pesë fëmijëve nga qyteti i Gazës, tha për BBC-në: "Shpallja e urisë erdhi shumë vonë, por është ende e rëndësishme. Nuk kemi ngrënë asnjë proteinë për pesë muaj. Fëmija im më i vogël është katër vjeç. Ai nuk e di se si duken ose çfarë shije kanë frutat dhe perimet."

 

OKB-ja thotë se Izraeli ka kufizuar ndjeshëm sasinë e ndihmës që hyn në Gaza, gjë që Izraeli e mohon.

Read more ...


Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin

Dokumente të deklasifikuara të publikuara nga National Security Archive, pranë Universitetit George Washington, zbulojnë se ish-presidenti amerikan Bill Clinton i kishte bërë një propozim befasues presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2000: anëtarësimin e Rusisë në NATO.

 

Sipas trankriptit të bisedës mes dy liderëve, zhvilluar më 4 qershor 2000 në Kremlin, Clinton siguroi Putinin se zgjerimi i NATO-s nuk përbënte kërcënim për Rusinë, dhe theksoi se ishte i hapur për të diskutuar pjesëmarrjen e Rusisë në aleancën ushtarake perëndimore.

Read more ...


SHBA: I.zraeli mund të aneksojë Bregun Perëndimor nëse shtete evropiane njohin Palestinën

Ambasadori i ShBA-së në Izrael, Mike Huckabee, deklaroi se njohja e shtetit palestinez nga vendet evropiane mund ta shtyjë Izraelin të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar.

 

Transmetuesi publik i Izraelit, KAN, citoi Huckabee të ketë thënë se "ShBA-ja po ushtron presion aktiv mbi vendet evropiane kundër njohjes së shtetit palestinez". "Çdo njohje evropiane e një shteti palestinez do ta shtynte Izraelin të shpallte sovranitet mbi pjesë të Bregut Perëndimor", tha ai duke shtuar se një veprim i tillë do të përbënte shkelje të Marrëveshjeve të Oslos midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez.

Read more ...


Zvicra: Nuk e arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje

Ministri zviceran i Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis, njoftoi të martën se Zvicra do t’i jepte ‘imunitet’ Presidentit rus, Vladimir Putin, nëse ai viziton vendin për bisedime paqeje me Ukrainën.

 

Kjo njoftim vjen pas takimeve intensive të Presidentit amerikan, Donald Trump, me liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku përfshihej edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump gjithashtu ka kontaktuar me Putinin dhe ka sugjeruar që dy liderët e luftës të takohen për të diskutuar një marrëveshje paqeje.

Read more ...


Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij i.zraelit

Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin e konstruksioneve metalike dhe atyre plastike në automjete shiti 49 për qind të aksioneve të saj.

 

Timak është një kompani e promovuar shumë fort nga qeveria kohët e fundit. Pronarja e saj, Arjeta Puca është ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ambientet e kompanisë në Kashar janë vizituar disa herë nga ministra të qeverisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG