Lidhje


Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov: Serbia nuk është përgjegjëse për tensionet në Ballkan

Serbia nuk është burimi i tensioneve në Ballkan, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar axhendën e një takimi midis Presidentit Vladimir Putin të Rusisë dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç të Serbisë.

 
“Marrëdhëniet tona janë shumëplanëshe dhe ka shumë çështje specifike në axhendë. Bëhet fjalë për bashkëpunimin në sektorin e energjisë, në fushën e kulturës, shkëmbimet studentore e kështu me radhë. Dhe sigurisht, ka të bëjë me bashkëveprimin tonë në lidhje me tensionet rajonale, të cilat nuk shkaktohen nga Serbia”, vuri në dukje ai.

Read more ...


I.zraeli shpall tokë shtetërore 45 hektarë tokë shtetërore të Bregut Perëndimor

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, IDF kanë intensifikuar ndjeshëm ndërhyrjen në qytetin e Gazës, duke avancuar drejt zemrës urbane të saj. Njësitë tokësore, të përbëra nga trupa dhe mjete të blinduara, janë futur në lagjen e dendur Sheikh Radwan një nga zonat më të mëdha të qytetit. Sipas raportimeve nga Reuters, përparimi vjen pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e ofensivës, ndërsa banorët lokalë njoftojnë për shkatërrime masive të banesave dhe strehimeve të përkohshme të zhvendosurve. Si pasojë e operacioneve ushtarake, rreth 70 deri në 80 mijë persona janë detyruar të largohen nga Gaza brenda pak ditësh rreth 10 mijë prej tyre vetëm gjatë fundjavës.

Read more ...


Flotilja e ndihmës me destinacion Gazën kërkon mbrojtje evropiane mes kërcënimeve i.zraelite

Flotilja Globale Sumud, e cila shkon në Gaza, kërkoi të mërkurën mbrojtje nga qeveria spanjolle dhe Evropa, mes kërcënimeve izraelite. "Izraeli po kërcënon Flotiljen Globale Sumud, anije që transportojnë ilaçe dhe ushqime në Gaza në një mision humanitar. Ne kërkojmë që Qeveria dhe Evropa të veprojnë për ta siguruar mbrojtjen e tyre në përputhje me ligjin ndërkombëtar", shkroi Flotilja në kompaninë amerikane të mediave sociale X. Ajo njoftoi se delegacioni pakistanez iu bashkua flotiljes malajziane Sumud Nusantara, e cila gjithashtu po i bashkohet Flotiljes Globale Sumud për të thyer bllokadën e Izraelit.

Read more ...


Macron: Mohimi i vizave nga ShBA-ja për zyrtarët palestinezë është "i papranueshëm"

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kritikoi vendimin e ShBA-së për të mos u dhënë viza zyrtarëve palestinezë përpara një takimi të nivelit të lartë të OKB-së mbi konfliktin Izrael-Palestinë, duke e quajtur këtë veprim "të papranueshëm".

 

"Vendimi amerikan për të mos u dhënë viza zyrtarëve palestinezë është i papranueshëm. Ne bëjmë thirrje që kjo masë të anulohet dhe që përfaqësimi palestinez të sigurohet në përputhje me Marrëveshjen e Vendit Pritës", tha Macron në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale, X.

Read more ...


Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë thirrje për mbrojtjen e gazetarëve në Gaza

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka bërë thirrje për mbrojtjen e gazetarëve në Gaza, transmeton Anadolu.  Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale nga asociacioni bëhet thirrje për lejimin e gazetarëve në Gaza dhe mbrojtjen e tyre.

 

Në deklaratë thuhet se që nga nisja e luftës, mbi 200 gazetarë janë vrarë në Gaza, "duke lënë pas familje që humbën bijtë dhe bijat, fëmijë që humbën prindërit, gazetarë që humbën kolegët dhe redaksi të trishtuara e me lajme të cunguara".

Read more ...

XS
SM
MD
LG