Lidhje


Gati paqja Hamas-Iz.rael, reagon Presidenti i Autoritetit Palestinez

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka mirëpritur reagimin e Hamasit ndaj planit të paqes të Donald Trump. Ai përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe falënderoi SHBA-në, vendet arabe dhe ato islamike për përpjekjet e tyre në punën drejt paqes.

Abbasi “konfirmoi gatishmërinë e Shtetit të Palestinës për të punuar në mënyrë konstruktive me Presidentin Amerikan Donald Trump që nga ky moment dhe me të gjithë partnerët përkatës”.

 

“Ajo që ka rëndësi për ne tani është angazhimi i menjëhershëm për një armëpushim të plotë, lirimi i të gjithë pengjeve dhe të burgosurve, ofrimi i ndihmës urgjente humanitare përmes organizatave të Kombeve të Bashkuara, sigurimi që të mos ketë zhvendosje apo aneksim dhe fillimi i procesit të rindërtimit”, ka theksuar Abbas.

XS
SM
MD
LG