Shkodër, ish-reparti ushtarak kthehet në strehë për qentë e rrugës! Veterineri: Do sterilizohen, qytetarët mund t'i adoptojnë!

Qentë endacakë nuk do të jenë më problem në qytetin e Shkodrës, pasi një strehëzës provizore është ndërtuar në fshatin në Rrenc, nga Bashkia e qytetit. Kryebashkiaku Benet Beci tha që pritet që të nisë puna edhe për ndërtimin e strehëzës përfundimtare pranë ish repartit ushtarak.“Do bëjmë një strehëz të re. Pjesa tranzitore ka shërbyer shumë mirë. Ndihet në qytet që ka rënë shqetësimi i qytetarëve”, tha Benet Beci, Kryetar Bashkia Shkodër.Strehëza është e pajisur me kushtet e domosdoshme por edhe me mjekë veteriner të cilët do vijnë në shërbim të katërputroshëve.
Blerja e apartamenteve në Tiranë, “molla e ndaluar” për të rinjtë

Të blesh një apartament të përballueshëm financiarisht është bërë një mision i pamundur. Tirana prej vitesh po përballet me rritje të vrullshme investimesh, një magnet për banorët dhe investitorët e huaj.Por ndërsa zhvillimi urban përparon dhe kulla shumëkatëshe rrethojnë rrugicat e kryeqytetit, sfidat e jetës për qytetarët e zakonshëm bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ekspertët ngrejnë shqetësimin se rritja e çmimeve të apartamenteve është rezultat i deformimeve në treg që vijnë për shkak të pompimit të parave me origjinë informale.
Kurban Bajrami/ Besimtarët falin Namazin në sheshet kryesore të qyteteve

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurban Bajramin.Për të kryer faljen e Namazit në këtë ditë të shenjtë për ta, besimtarët janë mbledhur herët në mëngjes në sheshet kryesore të qyteteve në të gjithë vendin.Ndërkohë, pas faljes, familjet myslimane zhvilluan ceremoninë e therjes së kurbaneve, duke shpërndarë më pas mishin për familjarët dhe familjet e varfra. Edhe dreka e sotme, do t’i gjejë besimtarët në tryezë, me urimet për më shumë begati.
Apeli i dha vulën Sali Berishës, reagon SHBA: Pozicioni ynë nuk ndryshon, s’angazhohemi me non grata!

Në një reagim për mediat, ambasada e SHBA sqaron se pozicioni i tyre për non grata-t mbetet i pa ndryshuar. “Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.
Ushtria britanike do ti kthejë në atraksion turistik ! Nis inspektimi në tunelet e nëndheshme të komunizmit në Kukës

Tunelet nëntokësore të Kukësit së shpejti do të kthehen në atraksion turistik. Një grup specialistësh ushtarakë të xhenios britanike kanë kryer inspektime të tuneleve dhe do të bëjnë një studim të detajuar për ndërhyrjet e plota që do t’i vihet në dispozicion Bashkisë Kukës dhe donatorëve për investime. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, tha se do të punohet në vijimësi me ekspertët e ushtrisë britanike për të përcaktuar shkallën e sigurisë.
Ndërsa, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith u shpreh se jemi të sigurt se tunelet nëntokësore në Kukës kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe njeherazi te ekonomise lokale.