Pezullohet prokurori/ Kishte pushuar hetimet për inceneratorin e Elbasanit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi pezullimin nga detyra dhe dërgimin për riedukim të prokurorit të Durrësit, i cili u përball me pikëpyetje mbi një vendim të tij për pushimin e hetimeve të kryera në vitin 2017 mbi Incineratorin e Elbasanit në mënyrë të dyshimtë.
Prokurori Anton Pali i Prokurorisë së Durrësit u dërgua për riedukim dhe u pezullua përkohësisht nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi procesi i vetingut identifikoi probleme profesionale. Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij.