U vra nga ish-bashkëshorti në Athinë, Enkelejda Danajt varroset në Vlorë! Familjarët kërkojnë drejtësi

Familjarë dhe të afërm të 40- vjeares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjell në Vlorë. 40- vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish- bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.
Të afërm dhe familjarë, e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herë pas hershme. Mes dhimbjes, nuk mungojnë që të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.