Lidhje


Izraeli dëbon Baki Goxhajn pas ndalimit në flotiljen për Gazën, pritet largimi drejt Turqisë

 

Burime nga organizata ligjore izraelite “Adalah” bëjnë me dije se policia kufitare izraelite ka përfunduar procedurat e dëbimit për shtetasin shqiptar Baki Goxhaj.

 

Sipas të njëjtave burime, Goxhaj pritet të largohet në orët në vijim nga territori i Izraelit, së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar nga autoritetet izraelite. Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore, ndërsa destinacioni i mundshëm raportohet të jetë Turqia.

 

Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga buxheti i policisë kufitare izraelite.

 

Baki Goxhaj, u ndalua 2 ditë më parë nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’.

XS
SM
MD
LG