Lindi fëmijë me 31-vjeçarin, adoleshentja nga Mallakastra dhe familja e saj braktisin foshnjën: Nuk e duam
Një vajzë e mitur nga Fratari i Mallakastrës, ka sjellë në jetë një foshnje. 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku, por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjën e sapolindur në maternitetin e Fierit. Aktualisht, e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë, por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit të cilët referuan ngjarjen në polici. Si pasojë, policia ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar nga Mallakastra, i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjes.