Lidhje


“Qëlloni mbi civilët”, piloti i MIG zbulon urdhrin që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz zgjodha të…

27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997, një ish-pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”. Fatmir Meçaj tregon se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

 

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundërshtim me interesat e popullit. Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim të detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Read more ...


Fredi Beleri u takua me Kryepeshkopin! Reagon Ardit Bido: Janullatus, diplomat grek me pasaportë! Ja Arsyeja pse vizitoi eurodeputetin në burg

Kreu i Drejtorisë së Arkivave, Ardit Bido ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas takimit të eurodeputetit Fredi Beleri me Ortodoks Anastas janullatos.

 Ai ka publikuar dokumentin e Kryepeshkopit dhe shprehet se Anastasi është diplomat grek në pasaportë dhe sipas tij kjo është arsyeja pse vizitoi vetëm Belerin në burg e jo politikanë të tjerë.

Deklarata e plotë: 

A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek në pashaportë?

Read more ...


Ylli Manjani kërkon mbylljen e RTSH-së: Aty është bërë si b"rdello, ndërkohë që paguhen nga lekët tona

Ylli Manjani ka kërkuar mbylljen e RTSH-së. “RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!Llogjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekond e më parë.Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Read more ...


Kërcënohet me jetë gazetari holandez, zbuloi “skemën” që ngriti Ajola Xoxa për pastrimin e parave

Gazetari hollandez, Vincent Van Gerven ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal (nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës) që i është bërë atij pas shkrimit investigues ku dëshmohet “pastrimi i parave” përmes inceneratorëve dhe aferave të tjera të dyshimta të Bashkisë së Tiranës që udhëhiqet nga Erion Veliaj.Bëhet fjalë për kërcënimet që vijnë nga Dritant Zenelin, një artist i ri dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.

Read more ...


Rama sfidon PD-në në zgjedhjet e 2025: Do dalë deputet në bastionin e PD/A do të jetë kjo një dëshmi e radhës për asgjesimin e opozitës?

Brenda Asamblesë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë hamendësitë e para për kandidatët për deputetet. Surpriza më e madhe e kandidimit pritet të vijë nga vetë Edi Rama.Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se vetë Rama mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.Kjo për të shpalosur domethënien e fortë që ka për të transformimi kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë. Nga ana tjetër një mesazh i fortë për opozitën me këtë kandidim të mundshëm nga Rama në atë që opozita e vlerëson si një bastion të sajin, por në zgjedhjet e fundit lokale ia besojë qeverisjen vendore kandidatit socialist Benet Beci.

Read more ...

XS
SM
MD
LG