Lidhje


Ish-punonjësi i bankës mashtron qytetaren, i merr 108 000 € për të shlyer borxhet e tij

Një 32-vjeçar, ish-punonjës i një banke të nivelit të dytë në Tiranë, është arrestuar pasi nëpërmjet mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro një 54-vjeçareje. Klevis Berberi, gjatë kohës që ka qenë punonjës i bankës ka marrë disa kredi të këqija si qytetar por edhe si punonjës. Për shkak të mosshlyerjes së tyre ai ishte shkarkuar nga puna. Por pak muaj para se të shkarkohej ai kishte nisur planin për shlyerjen e kredive nëpërmjet mashtrimit të klientëve të bankës.

Read more ...


Bllokohen dhjetëra mjete në Rrugën e Arbrit, shkak punimet në rrugë

Dhjetëra mjete janë bllokuar në Rrugën e Arbrit, konkretisht në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’ për shkak se janë duke u bërë punimet.

 

Punimet po kryhen në skarpatën e rrugës dhe rënia e gurëve masiv në rrugë ka detyruar automjetet të pengohen në lëvizjen e tyre. Një situatë e tillë është prej disa muajsh në këtë aks rrugor teksa drejtuesit e mjeteve bllokohen pa paralajmërim.

Read more ...


"Aldorjana kërkonte drejtësi për babanë, u fut në polici për t'u mbrojtur", flet e afërmja e efektives që vrau veten në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 24 maj në Tiranë, ku një efektive u vetëvra me armën e shërbimit. Efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 mendohet se ka kryer vetvrasjen me armën e shërbimit.

 

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me gazetaren Aida Topalli, e afërmja e efektives u shpreh se Aldorjana ishte e dhunuar sistematikisht si nga ana fizike ashtu dhe nga ana psikologjike nga familja e saj.

Read more ...


Zgjerimi Aeroportit të Tiranës/ Kastrati Group investon në terminalin e ri, do të mirëpresë 15 milionë pasagjerë në vit

Investimi i grupit Kastrati me shtimin e 9 vendqëndrime të tjera, duke e çuar në 30 numrin total në pistë, jo vetëm është me rëndësi për përballimin e fluksit të udhëtarëve në rritje, por planifikon që shumë shpejt të nisin fluturimet e para transoqeanike nga Tirana.

 

Kapacitetet e shtuara me terminalin e ri në Rinas parashikohet të mirëpresin 15 milionë pasagjerë në vit, falë angazhimit të grupit Kastrati për të përmbushur kërkesat turistike në rritje për Shqipërinë. 

Read more ...


Tentoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paunde, pa i deklaruar, procedohet penalisht 47-vjeçarja

 
Një 47-vjeçare ka tentuar të fusi në vend 36 mijë paund nga terminali i Rinasit por është zbuluar nga strukturat e policisë e si për pasojë është proceduar penalisht. Kujtojmë se shuma maksimale që një qytetar mundet të tranportojë nga pikat e kalimit doganor është mask 10 mijë euro, përtej kësaj shume është e ndaluar të kalohen sasi kartmonedhash që e tejkalojnë këtë shumë pa i deklaruar në pikat e kontollit kufitar. Ja dhe njoftimi i policisë :
 
 
XS
SM
MD
LG