Pas dy orëve përplasje me policinë, mbyllet protesta përpara Kuvendit!/ Rikthehet të hënën para bashkisë ....

Pas dy orëve përplasje me policinë përpara Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit janë shpërndarë. I gjithë tubimi ka qenë i shoqëruar me tensione të vazhdueshme dhe përplasje të mbështetësve të opozitës me policinë.
Ndaj uniformave blu është hedhur molotovë, gurë, shishe dhe flakadanë. Ndërkohë që këta të fundit i janë përgjigjur situatave të tensionuara me gaz lotsjellës. Gjatë protestës janë djegur edhe goma, përpara grupit ku ishin të vendosur uniformat blu.