Monday, 29 April 2024 12:00
Këtë 24 prill, nisi dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, ku përfituan lirinë 780 të burgosur. Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, solli një rast mjaft të veçantë të një të dënuari në burgun e Drenovës në Korçë.
Berti, fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.
Read more ...
Monday, 29 April 2024 10:43
Tre drejtorët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës me sa duket nuk i kanë mbyllur llogaritë e SPAK me këtë institucion. Hetimet në kalënë e Lali Erit vazhdojnë dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ketë zhvillime të reja. Midis njerëzve të rëndësishëm të këtij institucioni, përpos të arrestuarve janë edhe tre persona të tjerë të cilëve prokuroria u ka marrë pasaportat në mënyrë që mos lëvizin jashtë vendit.
Pra, përveçse Mariglen Qatos, Taulant Tushës edhe Redi Mollës, të tre tashmë në burg, si për dosjen e skandalit 5D po ashtu edhe për atë të inceneratorëve, rrethi pritet të zgjerohet. Emrat e rinj mësohet se kanë të bëjnë me një kontratë të lidhur për depozitimin e dherave tek landfilli i Tiranës.
Read more ...
Friday, 26 April 2024 11:27
Konkursi i Magjistraturës prej nga ku dalin gjyqtarët dhe prokurorët e rinj në vend është shoqëruar me hije të forta skandali një ditë më parë. Provimi i kandidatëve, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për t’u renditur në krye.
Por 24 orë më vonë kur është shpallur lista zyrtare ka rezultuar se nuk ishin më 79 fitues, por 121. Pasi janë njohur me këtë fakt 27 prej kandidatëve i kanë dërguar një peticion drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ku i kërkojnë anulimin e konkursit.
Read more ...