Lirohet aktivisti Baki Goxhaj, mbërrin në Stamboll pas ndalimit nga Izraeli
Thursday, 21 May 2026 18:41
Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është liruar dhe ka mbërritur në Stamboll të Turqisë, pas ndalimit nga autoritetet izraelite bashkë me aktivistë të tjerë të flotiljes humanitare që synonte dërgimin e ndihmave në Gaza.
Në redaksinë e Mexhlis ka mbërritur një foto ku Goxhaj shfaqet së bashku me aktivistë të tjerë, teksa zbresin në aeroportin e Stambollit.
Goxhaj ishte ndaluar nga forcat izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj flotiljes, e cila po tentonte të çante bllokadën ndaj Gazës dhe të dërgonte ndihma humanitare për popullsinë palestineze.
Mbërritja e tij në Turqi konfirmon lirimin e aktivistit shqiptar, ndërsa pritet që në vijim të mësohen më shumë detaje mbi procedurat që do të ndiqen pas kthimit të aktivistëve.