Lidhje


Kthesa/ Trump fajëson Zelenskin për fillimin e luftës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë. Kjo deklaratë e Trumpit është sugjerim shtesë se gjasat janë të mëdha që ai do ta ndryshojë rrënjësisht politikën amerikane karshi Rusisë, nëse rizgjidhet president më 5 nëntor.

 

Kandidati republikan për president e ka kritikuar shpesh Zelenskyn gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e quajtur vazhdimisht “shitësi më i zoti në Tokë”, pasi ka kërkuar dhe ka pranuar ndihmë ushtarake nga SHBA-ja në vlerë miliarda dollarë prej se nisi lufta më 2022.

Read more ...


Kryediplomati i BE-së: OKB-ja sulmohet në "të gjitha frontet" nga qeveria i"zraelite

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka deklaruar se Kombet e Bashkuara (OKB) po "sulmohen në të gjitha frontet nga qeveria izraelite", raporton Anadolu. "Shpresoj se këshilli do të dënojë fuqishëm sulmet e forcave izraelite kundër UNIFIL-it", u tha gazetarëve Borrell në prag të takimit të Këshillit të BE-së në Bruksel.

 

Izraeli ka plagosur anëtarët e misionit të OKB-së në Liban (UNIFIL) në sulmet e tij, duke tërhequr kritika ndërkombëtare pasi sulmet e qëllimshme ndaj paqeruajtësve janë kundër ligjit ndërkombëtar.

Read more ...


Krijimi i shtetit Bektashi, “The Economist”: Harmonia fetare në Vatikanin mysliman

"The eonomist" i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit të ri Bektashi, me titull “Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në vatikanin mysliman”. Artikulli në “The Economist” eksploron krijimin e një shteti të ri Bektashi në Shqipëri, duke e përshkruar atë si një “vatikan mysliman” dhe duke e lidhur me aspiratat për harmoni fetare.

 

Artikulli paraqet një imazh mikpritës për vendin tonë, duke përmendur se udhëheqësi bektashi, Baba Mondi, shfaqet si një figurë e dashur dhe e hapur, e cila pranon tradita të ndryshme dhe promovon tolerancën ndërfetare.

Read more ...


Von der Leyen e hapur për modelin e azilit Meloni

Të mërkurën (16.10.), do të ndodhë një premierë: emigrantët e parë që dëshironin të shkonin në Itali pritet të mbërrijnë në një qendër pritjeje në Shqipëri. Gjithçka është gati në portin e Shëngjinit të Adriatikut, tha për shtypin ndërkombëtar drejtori i portit Sandër Marashi: "Këtu gjithçka është e organizuar mirë, qendra e pritjes është gati".

 

16 burrat që priten nga Egjipti dhe Bangladeshi u kapën nga roja bregdetare italiane në det të hapur. Tani ata do të presin në Shqipëri për një përgjigje për kërkesën e tyre për azil. Po të jetë negative përgjigja, burrat do të dëbohen drejtpërdrejt.

Read more ...


Bullgaria shpreh mbështetje për procesin e anëtarësimit të Bosnjë dhe Hercegovinës në BE

Presidenti bullgar Rumun Radev, i cili vizitoi Bosnjë dhe Hercegovinën, tha se vendi i tij do ta mbështesë Sarajevën në procesin e anëtarësimit të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu. Presidenti bullgar Radev u mirëprit në Sarajevë nga kryetari dhe anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës Denis Beqiroviq, dhe anëtarja serbe Zheljka Cvijanoviq. Delegacioni i kryesuar nga Radev dhe delegacionet e Beqiroviqt dhe Cvijanoviqit mbajtën një takim të mbyllur për shtyp.

Read more ...

XS
SM
MD
LG