Princi i Kurorës Saudite denoncon luftën në Gaza: Izraeli po kryen krime të tmerrshme

Princi i kurorës saudit Mohammed Bin Salman (MBS) dënoi të hënën “krimet e tmerrshme” të Izraelit në Rripin e Gazës, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të zbatojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me Gazën dhe të punojë drejt një armëpushimi.
“Kurban Bajrami është mbi ne, me vazhdimin e krimeve të tmerrshme kundër vëllezërve tanë në Rripin e Gazës, dhe ndërsa theksojmë domosdoshmërinë e ndalimit të menjëhershëm të këtij agresioni”, tha në një fjalim të hënën, duke iu referuar festë vjetore islame. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë “të gjitha masat” për të mbrojtur jetët në Gaza, shtoi ai.