E pazakontë! Nusja pozon me pranga pasi u arrestua ditën e dasmës për vrasje! Burri i saj u ekzekutua me 200 plumba

Ajo që duhet të ishte dita e ëndrrave, për një nuse u kthye në ditë makthi pasi u arrestua në dasmën e saj dhe u burgos për 11 vite. Nancy Lizeth Rodriguez Guadarrama as nuk u lejua të priste tortën e saj. Ajo u ndalua teksa mbërriti në kishë dhe u dërgua në Prokurorinë Publike me fustanin e bardhë të nusërisë. Bashkëshorti i saj Clemente Mendiola Martinez, arriti të arratisej nga kisha.Megjithatë, ai u gjet i vdekur në makinën e tij në Villa Guerrero, Meksikë, i rrethuar nga mbi 200 gëzhoja plumbash. Rodriguez u dënua me 11 vjet e gjashtë muaj burg për grabitje të dhunshme pas arrestimit të saj më 3 dhjetor të vitit të kaluar.