Austin urdhëron vendosjen e aeroplanmbajtëses "USS Abraham Lincoln" në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas tensionit në Lindjen e Mesme dha urdhër për përshpejtimin e kalimit të aeroplanmbajtëses që punon me energji bërthamore "USS Abraham Lincoln", në rajonin për të cilin është përgjegjës, transmeton Anadolu.Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), Austin zhvilloi një bisedë në telefon me homologun e tij izraelit, Yoav Gallant.Duke theksuar se SHBA-ja do të "ndërmarrë çdo hap" për sigurinë e Izraelit, Austin deklaroi se ai gjithashtu ka urdhëruar që "USS Abraham Lincoln" e cila punon me karburant bërthamor dhe është pajisur me avionë luftarakë F-35C, të përshpejtojë nisjen e saj në zonën për të cilin është përgjegjës në Lindjen e Mesme.