Lidhje


Autoritetet franceze në Kaledoninë e Re zgjasin shtetrrethimin deri më 26 gusht

Autoritetet franceze në Kaledoninë e Re kanë zgjatur shtetrrethimin deri më 26 gusht, pasi numri i të vdekurve nga trazirat e fundit u rrit në 11, transmeton Anadolu.Komisariati i Lartë i Kaledonisë së Re në një deklaratë tha se ka lehtësuar kufizimet në shitjen e alkoolit, duke lejuar blerjet me vete nën kufizime të rrepta nga 19 gushti deri më 8 shtator.Megjithatë, dërgesat e alkoolit mbeten të ndaluara dhe shtetrrethimi nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit mbetet në fuqi deri më 26 gusht.Kufizimet për armët e zjarrit dhe transporti i karburantit në kontejnerë portativ janë zgjatur gjithashtu deri më 26 gusht, me përjashtim për shërbimet komunale dhe disa profesionistë.

Read more ...


BE-ja dënon bastisjen e hebrenjve fanatikë në Xhaminë Al-Aksa

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, dënoi bastisjen në Xhaminë al-Aksa nga qindra hebrenj fanatikë dhe e cilësoi këtë veprim si një "provokim", transmeton Anadolu.Borrell ndau një postim në llogarinë e tij X rreth hebrenjve fanatikë të cilët nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa së bashku me ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe ministri izraelit i Zhvillimit të Negevit dhe Galilesë, Yitzhak Wasserlauf.

Read more ...


Siri, sulme të ndërsjella midis grupeve të mbështetura nga Irani dhe forcave të SHBA-së

Një sulm i ndërsjellë është kryer midis grupeve të mbështetura nga Irani të vendosura në bregun perëndimor të lumit Eufrat në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore dhe forcave të SHBA-së, raporton Anadolu.Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga burimet lokale, grupet e mbështetura nga Irani të vendosura në bregun perëndimor të lumit Eufrat në Deir ez-Zor kanë sulmuar me raketa objektin e gazit Koniko, ku ishin vendosur forcat amerikane.Përderisa tymi ngrihet në zonën ku gjendet baza e SHBA-së, nuk dihet nëse ka viktima nga sulmi.

Read more ...


Rusia: Operacioni i Ukrainës në rajonin Kursk u planifikua bashkë me Perëndimin

Nënpresidenti rus Nikolai Patrushev vuri në dukje se operacioni ukrainas në rajonin Kursk është planifikuar së bashku me Perëndimin dhe tha se "deklaratat e administratës amerikane se nuk janë përfshirë në krimet e Kievit të kryera në Kursk nuk pasqyrojnë të vërtetën", transmeton Anadolu.Në një intervistë për gazetën ruse "Isvestia", Patrushev bëri deklarata lidhur me sulmin që ushtria ukrainase nisi më 6 gusht në territorin rus, në rajonin Kursk.

Perëndimi ka siguruar mbështetje për Ukrainën, i ka dërguar armë dhe trajnues ushtarakë, tha Patrushev, i cili shtoi se "operacioni në rajonin Kursk u planifikua me pjesëmarrjen e inteligjencës së NATO-s dhe Perëndimit".

Read more ...


Negociatat sekrete Iran-SHBA si amerikanët duan të shmangin një sulm ndaj Izraelit

Mediat amerikane kanë zbuluar disa prej negociatave të “fshehta” që po kryen SHBA-ja për të parandaluar hakmarrjen e Iranit ndaj Izraelit.Politico raporton se zyrtarët amerikanë i kanë dërguar mesazhe Iranit përmes ndërmjetësve të ndryshëm duke i kërkuar që të rivlerësojë planin të për të nisur një sulm ushtarak ndaj Izraelit.

 

Amerikanët nënvizojnë në mesazhet e dërguara Iranit, se operacioni i fshehtë izraelit që eliminoi drejtuesin e Hamasit, Ismail Haniyeh, nuk vrau asnjë qytetar iranian, ndaj republika islamike duhet ta rivlerësojë planin e hakmarrjes.

Read more ...

XS
SM
MD
LG