Ukraina të dëmshpërblejë Gjermaninë për dëmin në Nord Stream

E djathta në Gjermani kërkon dëmshpërblim nga Ukraina për shkatërrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream. Deputetja e Bundestagut, Alice Weidel, nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbëngul që Kievi duhet të paguajë kompensim për dëmin e bërë.“Dëmi ekonomik i vendit tonë i shkaktuar nga prishja e Nord Stream, që dyshohet se është urdhëruar nga Zelensky – dhe jo [Presidenti rus Vladimir] Putin, siç besojmë ne – duhet t’i ‘faturohet’ Ukrainës”, shkroi deputeti gjerman. "Çdo 'pagesë ndihme' që rëndon taksapaguesit gjermanë duhet të ndalet."