Lidhje


Save the Children i kërkon Britanisë të ndalojë shitjen e armëve Izraelit

"Save The Children UK" bëri sot një apel urgjent drejtuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë thirrje për pezullimin e menjëhershëm të të gjitha shitjeve të armëve Izraelit, transmeton Anadolu.Organizata bamirëse përmendi "rrezikun e qartë" që këto armë mund të përdoren për të kryer shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.Thirrja vjen pas një incidenti tragjik në Gaza, ku gjashtë fëmijë, përfshirë një grup katërnjakësh dhjetëvjeçarë dhe nëna e tyre, u vranë në sulme ajrore izraelite.

Read more ...


Barack dhe Michelle Obama, mbështesin kandidaten Harris dhe sulmojnë ish presidentin Trump duke e akuzuar për racizëm

Ish-Presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama u bënë thirrje amerikanëve të martën të mbështesin Nënpresidenten Kamala Harris, në fjalimet e tyre para Kuvendit Kombëtar Demokrat, që përmbanin mesazhe por edhe paralajmërime për një luftë të vështirë politike përpara. “Amerikë, shpresa po rikthehet”, deklaroi ish-Zonja e Parë. Më pas, ajo sulmoi ashpër republikanin Donald Trump, një ndryshim i thellë nga fjalimi i Kuvendit të vitit 2016, ku ajo u shpreh: "Kur ata tregohen të ulët, ne qëndrojmë lart".“Botëkuptimi i tij i kufizuar dhe i ngushtë për botën, e bëri atë të ndihej i kërcënuar nga ekzistenca e dy njerëzve punëtorë, me arsim të lartë dhe të suksesshëm, por që gjithashtu ishin afrikano-amerikanë”, tha Michelle Obama.

Read more ...


Rusia: Ukraina kreu sulm me 45 dronë ndaj territorit tonë, përfshirë rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Ukraina kreu 45 sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) në territorin e Rusisë, prej të cilave 11 ishin në rajonin e Moskës, transmeton Anadolu.Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmin thuhet se "Natën që kaluam, regjimi i Kievit tentoi të kryejë sulm terrorist me dronë ndaj objektivave në territorin e Federatës Ruse".Në deklaratë thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan gjithsej 45 dronë të tipit avion, prej të cilave 11 u rrëzuan në rajonin e Moskës ndërsa 23 në rajonin Bryansk, 6 në rajonin Belgorod, 3 në rajonin Kaluga dhe 2 në rajonin e Kurskut.

Read more ...


Familja e Alain Delon refuzon të respektojë amanetin e tij, nuk do e vrasin qenin

Familja e aktorit francez Alain Delon, i cili ndërroi jetë së fundmi, refuzoi të respektonte dëshirën e tij për të eutanizuar qenin e tij të preferuar dhe ta varroste me të.Delon, i cili vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare, kishte dashur që pastori i tij belg 10-vjeçar, Lubo, të eutanizohej dhe të varrosej me të, por pas protestave nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, familja vendosi të mos e bënte këtë. Sipas “ The Guardian”, aktivistët kundërshtuan mundësinë e vënies në gjumë të qenit të shëndetshëm dhe ofruan gjetjen e një shtëpie të re për qenin e Delon.

Read more ...


Putin i kërkon ndihmë Çeçenisë, Kadyrov: Gati 47 mijë luftëtarë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një vizitë surprizë në Çeçeni, republika myslimane e Federatës Ruse.Kreu i Kremlinit po përpiqet të sigurojë mbështetje ushtarake, në një kohë kur trupat e tij po përballen me sulme ndërkufitare nga trupat ukrainase në Kursk. Putin u takua me forcat speciale çeçene, që po stërviten për t’iu bashkuar konfliktit.“I dashur Vladimir, faleminderit që gjete kohën për të na vizituar. Ju kemi pritur për 13 vjet. Unë e di që ju keni shumë punë, kryesisht çështje që arrini t’i menaxhoni, përfshirë republikën tonë”, tha Ramzan Kadyrov, lider i Republikës Çeçene.

Read more ...

XS
SM
MD
LG