Pse Scholz do paqe "të shpejtë" në Ukrainë?
Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardhur koha për përpjekje më intensive diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë me ZDF më 8 shtator, kancelari Olaf Scholz tha: "Unë mendoj se tani është momenti kur ne gjithashtu duhet të diskutojmë se si mund të kalojmë nga kjo situatë lufte në paqe më shpejt sesa duket aktualisht." Por socialdemokrati nuk ka dhënë ndonjë sugjerim konkret për këtë. Megjithatë, ai mbështeti idenë që Rusia gjithashtu duhet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të paqes në Zvicër.