Kompanitë gjermane pësuan humbje prej 267 miliardë euro nga sulmet kibernetike

Sulmet kibernetike kundër kompanive gjermane kanë shkaktuar humbje prej rreth 267 miliardë euro në 12 muajt e fundit, transmeton Anadolu.Janë publikuar rezultatet e sondazhit të "sulmeve kibernetike" të zhvilluara me 1.000 kompani nga BITKOM, organizata ombrellë e sektorëve të informacionit, komunikimit dhe mediave të reja gjermane.Presidenti i BITKOM-it, Ralf Wintergerst, duke shpallur rezultatet e anketës në kryeqytetin Berlin, tha se situata e kërcënimit kibernetik për ekonominë gjermane është përkeqësuar dhe se kompanitë duhet të rrisin masat e tyre mbrojtëse.