Porti afrikan bllokon anijen me armë për Izraelin, prej shqetësimeve për krime lufte

Një anije e dyshuar nga autoritetet në Namibi se mbante eksplozivë për ushtrinë e Izraelit me qëllim të përdorej në konfliktin e rëndë në Gaza, është bllokuar nga autoritetet e vendit afrikano-jugor.Ministrja vendase e drejtësisë Yvonne Dausab tha se anija MV Kathrin kërkoi leje për të ndaluar në portin Walvis Bay, por pas raportimeve se mbante eksplozivë për ushtrinë e Izraelit, mjeti u refuzua në përputhje me qëndrimin e Namibisë për të “mos mbështetur ose mos marrë pjesë në luftën e Izraelit në Gaza, si dhe në lidhje me obligimin për të mos mbështetur krimet e luftës dhe pushtimin e paligjshëm të Palestinës.”