Irlanda thotë se "Izraeli nuk mund t'i vërë veto krijimit të shtetit palestinez"

Irlanda tha sot se "Izraeli nuk mund t’i vërë veto krijimit të një Shteti Palestinez", transmeton Anadolu.Komentet e ministrit të Jashtëm irlandez Micheal Martin erdhën pas raportimeve se parlamenti izraelit, Knesset, miratoi një rezolutë që thotë se krijimi i një shteti palestinez "në zemër të Tokës së Izraelit do të përbënte rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin"."I tmerruar nga rezoluta e Knessetit që kundërshton Shtetin Palestinez edhe nëse është pjesë e marrëveshjes së negociuar me Izraelin", shkroi Martin në X.