Lidhje


Dështimi i softuerit në mbarë botën ndikon në shërbimet shëndetësore në Izrael

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka njoftuar se një mosfunksionim global i softuerit ka prekur spitalet dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor në vend, transmeton Anadolu.Ministria izraelite tha se "një mosfunksionim i përhapur në mbarë botën në serverët e kompjuterëve preku spitalet dhe shërbimet e tjera shëndetësore në Izrael"."Ky nuk është një sulm kibernetik, por një mosfunksionim në një nga softuerët që çoi në rënien e serverëve dhe kompjuterëve", theksoi ministria.Ministria izraelite tha se po punon me një kompani globale për të trajtuar shpejt problemin.

Read more ...


Lideri i opozitës izraelite: Qeveria e Netanyahut nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka deklaruar se sulmi me dron i Huthive në Tel Aviv është "dëshmi e mëtejshme" se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk mund të garantojë siguri për qytetarët e saj, transmeton Anadolu.Sipas mediave izraelite, të paktën një izraelit u vra dhe 10 të tjerë u plagosën në një sulm të Huthive me dron herët në mëngjes. Lapid tha se sulmi me dron në Tel Aviv është "dëshmi e mëtejshme se kjo qeveri (izraelite) nuk mund të garantojë siguri për qytetarët"."Ata që humbasin parandalimin në veri dhe jug, e humbasin edhe në zemër të Tel Avivit. Nuk ka politika, nuk ka plane, të gjithë marrëdhëniet me publikimet dhe diskutimet janë për veten e tyre. Ata duhet të ikin", shtoi ai.

Read more ...


Biden thotë se do të largohej menjëherë nga gara nëse diagnostikohej si ‘i sëmurë’, por presioni rritet

Joe Biden ka thënë së fundmi në një intervistë se do të largohej nga gara presidenciale 2024 nëse diagnostikohej me “gjendje mjekësore” nga doktorët. Zhvillimi vjen mes rritjes së presionit edhe nga vetë demokratët për largimin e tij teksa kongresmeni Adam Schiff iu bashkua së fundmi 20 demokratëve të tjerë të Kongresit për të kërkuar tërheqjen e presidentit duke thënë se është “koha që ai të kalojë pishtarin”. Në një raport të fundit për një konferencë që presidenti mbante me demokratët e moderuar, biseda përshkruhej nga një prej tyre si “më keq se një debat”, duke shtuar se Biden shpesh humbte fillin e mendimit gjatë lidhjes.

Read more ...


SHBA, ish analistja e CIA-s akuzohet se punonte për Korenë e Jugut

Një specialiste e politikës së jashtme, e cila dikur punonte për CIA-n dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përballet me akuza se ka punuar si agjente e paregjistruar e qeverisë së Koresë së Jugut në këmbim të dhuratave luksoze dhe sendeve të tjera.

 

Sipas një aktakuze të bërë publike të martën në gjykatën federale të Manhatanit në Nju Jork, Sue Mi Terry përkrahu qëndrimet politike të Koresë së Jugut, u dha punonjësve të zbulimit jugkorean informacione jopublike të qeverisë amerikane dhe mundësoi qasjen e zyrtarëve të Koresë së Jugut tek homologët e tyre amerikanë.

Read more ...


Erdoğan telefonatë me Trumpin: "Tentativa për atentat, sulm ndaj demokracisë"

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan e përshkroi tentativën e javës së kaluar për atentat ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trumpit si sulm ndaj demokracisë, transmeton Anadolu.

 

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, Erdoğan dhe Trump zhvilluan një bisedë telefonike, duke folur në lidhje me atentatin gjatë mitingut në shtetin amerikan të Pensilvanisë të shtunën dhe pasojat e tij.

Read more ...

XS
SM
MD
LG