Zhgënjimi me ligjet liberale të Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X

Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit
Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen për republikanin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, po vendos në Teksas pothuajse të gjitha selitë e kompanive të tij, përfshirë kompaninë Tesla në vitin 2021.