Putini: Përfshirja e fuqive të huaja në Lindjen e Mesme e ka sjellë botën në një pikë të rrezikshme
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se situata në Lindjen e Mesme po ndikohet nga forca nga jashtë rajonit dhe se kjo po e çon botën në një pikë të rrezikshme. Në një njoftim nga Pallati i Kremlinit thuhet se Putini është takuar me të diplomuarit e shkollave dhe universiteteve ushtarake ruse.
Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Putini tha: "Situata në Lindjen e Mesme është përkeqësuar në mënyrë të mprehtë. Në këtë situatë janë përfshirë edhe forcat nga jashtë rajonit. Të gjitha këto po e çojnë botën në një pikë të rrezikshme".